Jozi “rikthehet” pas incidentit në BBV, ka një mesazh të fortë

Pas reagimeve dhe kritikave të shumta lidhur me incidentin në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ku u përfshi në një sherr me Gjestin, këngëtari Jozi Marku ka zgjedhur një mënyrë mjaft ndryshe për t’u rikthyer në vëmendje.

Në një postim të fundit në Instagram, ai shfaqet i hipur mbi një kalë në mes të natyrës, i veshur thjesht, por me prezencë që flet. Nuk ka shumë fjalë, por mjaftojnë disa për të lënë shije:Një foto që ngjan me një skenë filmi – e ngarkuar me simbolikë dhe qetësi, duket si një përpjekje për të vendosur një narrativë të re për veten. Pa justifikime. Pa rikthime në atë çfarë ndodhi. Thjesht një figurë mbi kalë dhe një fjalë: “respekt”.