Jozefina Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj, bëhuni promovues të një kthese historike

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në orët e mbetura të procesit zgjedhor.

“Ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të jashtëzakonshëm të një kthese historike. Ndaj votoni sepse vota nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një përgjegjësi,” tha Topalli në një deklaratë për mediat.

Ajo shtoi se mijëra shqiptarë nga diaspora janë rikthyer në vend për të votuar, duke dhënë një mesazh të fuqishëm jo vetëm patriotizmi, por edhe përgjegjësie për të ardhmen e vendit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)