Jorida Tabaku pranë mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me Ilir Alimehmetin
Tirana mbetet qarku i fundit ku ende po vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për zgjedhjet e 11 majit, me 154 kuti që ende duhet të shpallen për të mbyllur rezultatin përfundimtar të mandateve.
Sipas të dhënave të fundit të KQZ deri në orën 21:00, Jorida Tabaku, kandidate e koalicionit opozitar PD-ASHM, po kryeson garën për mandatin e 13-të me 16,642 vota, duke lënë pas kandidatin tjetër të PD, Ilir Alimehmeti, i cili numëron 15,021 vota, një diferencë prej 1,620 votash.
Megjithëse ende mbeten kuti për t’u numëruar, kjo diferencë e thellë duket se i jep Tabakut një avantazh të rëndësishëm në garën për mandatin e saj në Parlament.