Jorgo Goro në gjykatë, pritet masa e sigurisë për kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës


Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro ka mbërritur në Gjykatë, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Mësohet se seanca pritet të nisë në orën 11:30 dhe do të jetë gjyqtarja Rudina Palloi e cila do e ndjekë seancën.

Janë arrestuar 3 persona, përfshirë edhe Jorgo Goron, ndërsa dy persona janë në kërkim. Goro u arrestua disa ditë më parë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të paktën në dy raste. Përveç Jorgo Goros, edhe zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre. Seanca do të nisë në orën 11:30. Goro është marrë ne pyetje në vazhdimësi. Ai në sqarimet që ka dhënë ka deklaruar se nuk ka përgjegjësi ligjore, në lidhje me falsifikimin, ai dekaroi se si kryetar bashkie, ka pasur detyrën vetëm firmosjen e shkresave. Nuk ka pasur detyrim që të bëjë verifikimin.