Joe Biden diagnostikohet me kancer, Trump: Unë dhe Melania jemi të pikëlluar, i urojmë atij shërim sa më të shpejtë
Presidenti Donald Trump ka reaguar pas lajmit për diagnozën e kancerit në prostatë të paraardhësit dhe rivalit të tij, Joe Biden. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shprehu keqardhjen për gjendjen shëndetësore të presidentit amerikan.
“Melania dhe unë jemi të pikëlluar kur dëgjuam për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. Ne i urojmë atij dhe familjes së tij shërim sa më të shpejtë,” shkroi Trump.
Ndërkohë, një zëdhënës i Bidenit konfirmoi se diagnoza u zbulua të premten, pasi mjekët gjetën një nyjë të vogël në prostatën e presidentit, e cila po i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme.