Joan Pelushi, kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë – Rama: Një shqiptar ndër më të mirët

Pas zgjedhjes së Joan Pelushit si kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë një “kënaqësi të rrallë”, duke theksuar se në krye të Kishës Ortodokse është zgjedhur “një shqiptar ndër më të mirët”.

Kreu i qeverisë i ka uruar suksese kryepeshkopit të ri, duke shkruar:

“Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë.”

Joan Pelushi pason kryepeshkopin Anastas, duke marrë drejtimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.