“Jo vetëm një vizitë zyrtare“, Rama viziton sot Greqinë. Mësohet axhenda e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë për një vizitë 2 ditore.

Mësohet se Rama do të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij. Edhe pse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Me të, do të jetë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Rama do të zhvillojë një takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, kryetarin e parlamentit helen Kostas Tasulas, si edhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu.

Ekspozita e Ramës do të hapet në  “Zapion Megaro”, në të cilën do të shoqërohet edhe nga homologu grek Kyriakos Mitsotakis.

Në ditën e fundit të vizitës, më 21 mars, Rama do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Delfit.