Jetëgjatësia në pushtet/ Rama flet për BBC: Frymëzohem nga laburistët e rinj dhe nga zjarri që…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë 2-ditore.
Ai pritet të takohet me homologun, Rishi Sunak në lidhje me temën e shumë debatuar të emigrantëve shqiptar në Britani.
Rama më herët ka dhënë edhe një intervistë në studion e programit “Today” të BBC Radio 4, ku kryeministri Edi Rama foli për 10 vitet në krye të vendit dhe planin për të ardhmen.
”Kam qenë shumë i frymëzuar nga laburizmi i ri. E kemi parë të funksionojë shumë mirë. Sa më shumë ndërlikohet bota, aq më shumë mendoj se përgjigjet e laburizmit të ri janë të duhurat dhe po e shohim këtë. Nga ana tjetër, gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem”– tha Rama.