Jetë luksi në Dubai dhe martesa me moderatoren e njohur! Kush është Eldi Dizdari, bosi i madh i drogës që iu sekuestruan pasuritë


Gjykata e Posaçme e Apelit la sot në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Eldi Dizdari, i njohur dhe si Denis Matoshi, një nga bosët më të mëdhenj të drogës dhe i kërkuar në Itali.

Në 22 dhjetor 2023, atij iu konfiskuan 1 apartament, 1 dyqan, 1 garazh dhe 1 truall, 40 mijë euro dhe 8.2 milionë lekë të përfituara nga shpronësimi i një pasurie.

Dizdari aktualisht qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Fillimisht, ai u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së, por më pas u lirua. Është ende e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë ekstradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga drejtësia italiane.

Ai gjithashtu u përfol si një nga emrat që morën pjesë edhe në përplasjen me armë në ish-Bllok, por emri i tij nuk u lidh kurrë me një akuzë zyrtare nga ana e Prokurorisë.

Edhe pse i përfshirë në botën e errët të krimit, emri i Dizdarit ishte gjithashtu pjesë e botës së showbiz-it, pasi ai u përfol për një martesë me ish-missin dhe moderatoren e njohur, Suada Sherifi.

“Unë isha një vajzë single, kisha kohë që isha vetëm dhe në të gjithë morinë e njerëzve që tentonin, nuk kisha asnjë lloj interesi. Mirëpo nuk e di pse, por që në momentin e parë që ai erdhi në jetën time, më ka pëlqyer.

Ishte ai entuziazmi që mendoja se nuk do ta kisha kurrë, apo buzëqeshja dhe sytë me zemra që kisha humbur, shpresat se mund t’i kisha. Çdo gjë filloi natyrshëm, sepse kur është dëshira e mirë, gjërat janë shumë të thjeshta, shumë të lehta dhe shumë të bukura”, është shprehur vite me parë Sherifi, e cila tregoi se kishte gjetur djalin ideal për të lidhur jetën