Jeta e luksit e familjes Meta-Kryemadhi: Për 8 vite, miliona euro të shpenzuara
Replika.al ka nxjerrë detaje të tjera nga dosja e SPAK për çiftin Meta-Kryemadhi. Mijëra euro transaksionesh janë kryer për të mbuluar shpenzimet e jetesës së familjes Meta-Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtimet, veshjet dhe hotelet.
Për 8 vite, nga 2014–2022, llogaria bankare e Kryemadhit është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro, nga të cilat janë shpenzuar 1 milionë e 81 mijë euro.
Për periudhën 22 Dhjetor 2014 deri në 13 Shtator 2022, llogaria nr. 11** e Monika Kryemadhit është kredituar me 1,108,704 euro, nga të cilat 770,300 euro janë kredituar nga kompania Agi Rons Shpk dhe 338,400 euro nga shtetasi Tahir Çelmanaj. Shtetasja Monika Kryemadhi ka shpenzuar për të njëjtën periudhë shumën 1,081,098 euro, nga të cilat rezulton se në llogari kanë mbetur afërsisht 30,000 euro.
Ndërkohë, asnjëri nga bashkëshortët nuk është deklaruar në deklaratën e interesave periodike/vjetore të vitit 2018 (e dorëzuar në mars 2019) dhe në vazhdim, llogaria e përbashkët që Era Metaj ka me gjyshen, Fatime Kryemadhi, si dhe shuma prej 100,000 paund që ndodhet në këtë depozitë.
Kjo llogari bankare nuk figuron në asnjë prej deklaratave vjetore të interesave private të subjekteve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi.
Gjithashtu, as 44 mijë paund, para të financuara nga biznesmeni Tahir Çelmajnuk, nuk janë të deklaruara. Këto para janë përdorur për blerjen e apartamentit, ish-pronë e Fatime Kryemadhit. E njëjta vlen edhe për shumën prej 11,554 paund të paguara nga Fatimja për llogari të arsimimit të Bora Metaj.