Komisioni Europian në kuadër të procesit negociues për tu integruar në BE vazhdon të alokojë fonde. Shqipëria vazhdon të përfitojë nga Bashkimi Evropian fonde të konsiderueshme që synojnë të forcojnë shtetin tonë në rrugën drejt integrimit
Këtë vit mbështetja është 82.6 milionë euro dhe ka prioritet sistemin e drejtësisë, siç bëri me dije ministrja e shtetit, Majlinda Dhuka, pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua marrëveshja në fjalë.
Bashkimi Evropian ka në fokus edhe sistemin e ujit të pijshëm dhe atij në bujqësi, sektor ku Shqipëria duhet të punojë shumë për të arritur standardet e unionit. Ndaj fondi për këtë fushë, është i lartë.
Kujtojmë se Fondet IPA jepen çdo vit .
FONDET E DHËNA NGA BE
Agjencitë e zbatimit të ligjit 14.9 milionë euro
Vetingu në drejtësi 9.7 milionë euro
Reforma në drejtësi 5 milionë euro
BE për ujin 29 milionë euro
Negociatat me BE 19 milionë euro
BE për Rininë 5 milionë euro.