Kreu i Agjencisë për Media dhe Informim në Kryeministri Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga ky institucion.
Fuga e ka mbajtur këtë post prej gati 10 vitesh që kur socialistët erdhën në pushtet në viitin 2013.
Në letrën e tij të dorëheqjes të publikur në media Fuga thotë se do të përqëndrohet në fushatën e zgjedhore të PS.
“Nga dita e sotme une do te perqendrohem ne fushaten zgjedhore te PS. Ndonese ligji nuk e pengon, nuk do te ishte e ndershme qe teksa angazhohem ne fushaten e nje partie politike te vazhdoja te drejtoja edhe Agjencine per Media dhe Informim, ndaj kam dhene doreheqjen nga kjo detyre.
Nderkohe qe bashke do te vazhdojme te komunikojme per te gjitha ceshtjet qe lidhen me fushaten dhe Partine Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbaje Manjola Hasa.”– shkruan Fuga.