Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, sot në pension në kuadër të festave të fundvitit.
Rama ironizoi premtimet e kryetarit të Parisë Demokratike, Sali Berisha, ku ky i fundit ka premtuar paga 500-1000 euro.
Kryesocialisti tha se “qysh para vitit 2014, ju jeni trajtuar si të njerkës, ndërsa tani trajtoheni si të nënës”.
“Çdo pagë e rritur dhe e formalizuar është një garanci për fondin e sigurimeve shoqërore, aty ku rritet një pagë ka një përfitim më shumë për pensionistët. Është pozitive që edhe sektori privat po ndjek të njetin trend. Përpjekja jonë po rritet po ashtu dhe rezultatet e para janë pozitive.
Ata që vuajnë këtë pasojë, janë viktima të gjalla të politikës qorre të atyre që thonë ‘ne do ua bëjmë pensionet 500 euro, 1000 euro’, shesin qyla fluturues. Këtu është dallimi, në fund të ditës pensionistët qysh nga viti 2014 me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Ndërkohë më parë janë trajtuar si të njerkës. Ky është dallimi, shumë i dhimbshëm, por shumë i vërtetë. Mjafton të shohësh kolonat, të njëjtat kategori dhe vite pune, pensione me diferenca të ndryshme.”, tha Rama.