Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit sot lidhur me qeverisjen e mazhorancës.
Teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe disa ministra për vjedhje të parasë publike, Berisha tha se nëse nuk respektohet kushtetuta, atëherë Mosbindja Civile e opozitës do të vijë te salla e Kuvendit.
Sali Berisha: Kjo që ndodh në këtë parlament e pashembullt. Grabitje dhe plaçkitje të pasurisë publike nga ministrat dhe qeveritarët. Kurrë nuk ka ndodhur qe një ministre pasi bëri burrin investitor strategjik, pasi përvetësoi duke përdorur pushtetin e besuar nga qytetarët për të pasuruar familjen e vetë me një pronë 10 mijë metra katrorë , ku kushton 250 euro metri katrori, po shtroni vendin dhe e mbani këtu në mënyrën më të paimagjinueshme njeriun e ndëshkuar nga gjykata kushtetuese dhe komisioni i Venecias.
Pse ndodh kjo? Ky është një qëndrim ekstrem për të mbrojtur me çdo kush vjedhjet plaçkitjet që kanë bërë.
Olta Xhaçka që bëhet këtu personazh publik, fijet e Olta Xhaçkës janë të lidhura me Edi Ramën sepse Rama është 30% i investitorëve strategjikë.
Flamuri juaj i zi i hajdutit meriton të digjet në sheshin Skënderbe. Të gjitha aferat që çojnë te kryehajduti Rama nuk mund të diskutohen, i kërkohet mocion, kushtetuta e detyron, ai nuk vjen, kërkohet të vijë Vilm Nushi, bashkëshortja e kushëririt që ndan paratë me të, por nuk vjen.
Ilir Beqaj nuk ndëshkohet për vjedhjet e mëdha të fondeve të sterilizimit. Jeni si zogj në klloçkë pastaj do dilni pa pupla në publik. Çfarë diskutoni këtu, mazhoranca Xhaçka, kushtetuta Xhaçka. Dosjet e krimit i keni palë palë, nuk them secili prej jush, por shumë e shumë prej jush. Kujt t’ia vesh dorën.