“Jeni bërë heronjtë e Albin Kurtit”- Tensionet në Parlamentin e Serbisë, Ana Brnabiç përplaset me opozitën dhe shan shqiptarët

Mes tensioneve dhe përplasjeve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Brnabiç, ka bërë propagandë në foltore duke i thënë opozitës serbe se janë “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”. Ajo vazhdimisht përdori gjuhë fashiste duke përdorur fjalën “shqiptari”.

Teksa fliste mbante në duar shkrimet e mediave në Kosovë që kishin raportuar për situatën e shkaktuar të martën.

Brnabiç ka thënë se për shkak të tymit dhe gazit opozita në Serbi “po shihet si heroinë” nga shqiptarët.

“Ju jeni bërë heronjtë e mediave në Kosovë. Ju jeni heronjtë e Albin Kurtit. Albin Kurti shprehet i kënaqur. Kjo është vetëm një pjesë e asaj se si festojnë mediat”, shprehet ajo.