“Jemi në ankth prej 8 ditësh” – Nëna e një fëmije të helmuar me salmonelë në Gramsh kërkon siguri ushqimore

Pas shpërthimit të infektimit me salmonelë në kopshtin publik në Gramsh, një nga prindërit e fëmijëve të prekur ka reaguar publikisht gjatë protestës së zhvilluar para Bashkisë.

Nëna e një djali të helmuar me bakterin Salmonella Enteritidis, rrëfeu se prej 8 ditësh familja e saj ndodhet në gjendje ankthi dhe shoku.

Ajo kërkon garantimin e sigurisë ushqimore për fëmijët, veçanërisht në institucionet publike.

Nëna e fëmijës: Është i konfirmuar me salmonelë. Njoftimin e mora nga edukatorja e kopshtit të hënën. Sot po bëhen 8 ditë që vazhdon me dhimbje barku, stomaku, diarre. Temperature i zgjati 3-4 ditë.

Për dezinfektime kam marrë vesh që janë bërë në kopesh dhe në spital.

Kam edhe një vajzë. Kemi çuar analizat dhe po presim përgjigje.

Ne jemi të kujdesshëm. Në fillim nuk e dinim dhe doktoresha më dha diagnozë për virozë të stinës, të enjten mora vesh që ka dalë me salmonelë.

Si familje po bëjmë 8 ditë që jemi në gjendje ankthi, shoku dhe jemi goxha të trembur.

Kërkoj që të paktën te fëmija im, kërkoj siguri, të paktën për ushqimin që konsumon.