“Je pabukse që kur gjen një kore…”/ Amber i përgjigjet familjares së Bernardit: Buka merret me punë, jo me shtypje
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Amber Candy, ka reaguar pas komenteve të familjares së Bernardit në lidhje me qëndrimin e saj në shtëpi. Ajo u shpreh se ndonëse ishte larguar nga gara javën e kaluar, ende e ndien veten pjesë të saj dhe se është gati të kthehet për të konkurruar sërish.
Gjatë një interviste në “Fan Club”, Amber komentoi lojën e konkurrentëve të “BBV4”, duke theksuar se aktualisht në shtëpi nuk ka një lojtar të pozicionuar. Ajo u shpreh se Rozana po kërkon ende vendin e saj dhe nëse do të rikthehej në shtëpi, do të vazhdonte lojën aty ku e kishte lënë.
Amber iu përgjigj edhe kushërirës së Bernardit, që në një koment në “Instagram” shkruante: “Ti zemër je fiks pabukse që kur gjen një kore, e ke për borxh të shtypësh këdo të del para për ta marrë. Por, buka merret me punë, jo me shtypje o Kamber”.
“Ne nuk tallemi dot me pabukësit. Unë besoj se në atë shtëpi bukën e hëngra dhe e hëngra të merituar. Ajo nuk mbron Bernardin kështu”, tha Amber.
Amber e mbylli intervistën duke theksuar se gjithçka që ka arritur në “Big Brother VIP” ka ardhur për shkak të mundit dhe punës së saj.