“Je burrë i fortë”! Përplasje mes Gjestit dhe banorit të BBV4, Egli i qëndron pranë/ Përqafime të ndjera mes çiftit

Një përplasje e nxehtë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother Vip Albania, Gjestit dhe G Banit, kur ky i fundit përmendi nënën dhe motrën e Gjestit. Situata e tensionuar u pasua me një reagim mbështetës nga Egli Tako, e cila iu afrua këngëtarit dhe e “ngushëlloi”, duke e cilësuar si një “burrë të fortë”.

“Je shumë burrë i fortë, që nuk lejove që gjërat të shkonte në një shembull që nuk duhej të kishte shkuar,” i tha Egli Gjestit, duke e përqafuar dhe duke i dhuruar një mbështetje emocionale. Gjestit iu duk se kjo ndihmë ishte shumë e rëndësishme, duke i thënë: “Faleminderit shumë, shyqyr që je.”

Ky moment ka ngjallur spekulime për një mundësi romancë mes dy banorëve, pasi ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit pas kësaj përplasjeje. Po ashtu, gjatë një bisede të mëparshme, Egli dhe Gjesti kanë diskutuar për shenjat e horoskopit, ku Egli përmendi se shenja e Virgjëreshës dhe Demit janë një kombinim i shkëlqyer për një marrëdhënie.

Pas kësaj, Gjesti bëri një deklaratë befasuese, duke thënë se ndiente një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. “E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big,” tha ai, ndërsa Egli përgjigj me të njëjtën ndjenjë, duke shtuar se “ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është.”

Për më tepër, Egli u shpreh se kishte intuita për lidhje të mundshme, duke sugjeruar një person të caktuar me shkronjën “L”. Gjesti e hodhi poshtë këtë, duke e përgënjeshtruar atë, ndërsa Egli u shfaq e bindur në intuitën e saj, duke thënë: “Nuk më gënjen intuita.” Në fund, Gjesti mohoi çdo mundësi lidhjeje dhe theksoi se shkrimi “L” ishte jashtë mendjes së tij.