JD Vance kritika Evropës për “largimin nga disa prej vlerave të saj themelore”

Nënpresidenti amerikan JD Vance, paralajmëroi udhëheqësit evropianë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë për “kërcënimin nga brenda” duke argumentuar se qeveritë e tyre po censurojnë të djathtën e vijës së ashpër dhe po dështojnë në kontrollin e imigracionit.

Fjalimi i zotit Vance vjen mes drojës së aleatëve evropianë lidhur me vendimin e Presidentit Donald Trump për të filluar bisedimet e paqes me Rusinë.Herët të premten një dron luftarak goditi pjesën e jashtme të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë.

Kievi fajësoi Moskën për sulmin që rriti ankthin mes udhëheqësve të mbledhur në Konferencën e Sigurisë në Munih ndonëse nuk ka shenja për shtimin të rrezatimit në centralin bërthamor.

Takimi në Gjermani u përqendrua tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila hyn në vitin e tretë javën që vjen.

“Kërcënimi që më shqetëson më shumë se rrezikon Evropën nuk është Rusia. Nuk është Kina. Nuk ka aktorë të tjerë të jashtëm. Ajo që më shqetëson është kërcënimi nga brenda, largimi i Evropës nga disa prej vlerave të saj themelore, vlerat e përbashkëta që ndan me Shtetet e Bashkuara”, tha Nënpresidenti amerikan JD Vance. / VOA