Jasir Asani zgjidhet në formacionin e muajt mars
Kalimi në kampionatin e Koresë së Jugut rezultoi tepër efikas për Jasir Asanin.
Anësori kuqezi ka shkëlqyer gjatë dueleve të Guangju, duke fituar simpatinë e tifozëve. Një tregolësh në fitoren ndaj Incheon, Asani rriti vlerat e tij në sytë e specialistëve. 27-vjeçari është përfshirë në formacionin më të mirë të muajit mars.
Në formacionin 4-3-3, Asani pozicionohet në krahun e djathtë të sulmit. Forma e tij e mirë është një garanci edhe për trajnerin Sylvinho, i cili i realizoi ëndrrën e madhe për të luajtur me Shqipërinë.
Futbollisti shqiptar nga Shkupi, edhe pse në katër ndeshjet që është aktivizuar nuk ka luajtur i plotë, ka arritur të shënojë 4 gola, me një mesatare 1 gol çdo 57 minuta lojë, si asnjë tjetër në kampionatin korean. Ekipi i Asanit, Guangju, ndodhet në vendin e pestë në pesë ndeshjet e luajtura deri më tani në kampionatin korean.