“Jashqitja nuk bëhet revani mi motra ime,” përplasja e Petrit Qolit me Nuredin Dumanin në seancën e GJKKO: Pse nuk e tregon kodin e motrës?

Të tjera përplasje Nuredin Dumani-Petrit Qoli në seancën gjyqësore “Plumbi i Artë”.

Dumani ka hedhur akuza ndaj Qolit ndërsa ky i fundit mohon përfshirjen e tij në ngjarjet kriminale.PJESE NGA SEANCA GJYQESORE: 

Dumani: Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro dhe, po ashtu, do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mijë euro m’i ka dhënë Petrit Qoli disa ditë pas ngjarjes. 10 mijë euro i mora paradhënie nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë pas ngjarjes te lokali? Një dëshmitar të më gjeni… Unë do varesha në gijotinë!

Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por të hipësh majë minares është rrezik se i bie poshtë. Ky ka ndihmuar njerëz, por ka ndihmuar edhe një turk në 2014-ën të shkonte në fund të detit, por s’ia di emrin atij turkut. Fatmira Deda, që ditën e parë kur u vra Ervis Deda, ose Losha, bënte përgjegjës të dy vëllezërit, Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.

Petrit Qoli: Kam tre faqe hyrje, kam! Po nëse nuk ju binda që jam i pafajshëm, atëherë unë jam krijesa më e shpifur në gjithë tokën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK, policisë dhe të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit.

Petrit Qoli: Ditën kur ka dëshmuar para jush, mos kanë qenë sëmurë? Ka qenë konfuz, s’ka qenë në rregull! Në seancat e para sytë i shkëlqenin… Se shpëtove nga vdekja, apo se fute në burg njerëzit që urreje? Cili nga këto është i vërtetë? Ku ishe ti kur prisje SMS nga Agroni?

Dumani: Unë e kam sqaruar, kam vajtur afër pallatit para se të më vinte SMS nga Agroni.

Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka dërguar SMS?

Dumani: Jo, edhe herë të tjera.

Petrit Qoli: Pse ju ka dështuar plani?

Dumani: Nuk ka dështuar plani, thjesht s’kemi qenë gati.

Petrit Qoli: Unë jam kapiten, jam kapo! Pse s’më ke kërkuar ndihmë ti mua? Kur dikush më detyrohet mua, unë i nxjerr sytë! Pse s’më ndihmon? Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me bir në zemër, ke lindur me defekt? Verifikojeni, i nderuar trup gjykues! Është operuar në Francë nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera, por fati i tij i keq… Ti je i ndyrë! Për ca topa letre ke vrarë njerëz!

Petrit Qoli: Gabimi rikuperohet duke mos bërë me gabime. Mua me vjen keq per ty o idiot. Baba jot është burrë. Babi im e gjuajti me grusht, ky është lloj gjarpri është i frikshëm. Sa herë të ka rraf Festimi ty, para operacionit dhe pas operacionit të zemrës.

Dumani: S’ka pas shans me më pa jo më me prek.

Petrit Qoli: Thuaj të vërtetën mos gënje. Pse nuk e tregon kodin e motrës që quan për të bërë pazare krimi. Kush ta kërcënoi motrën tek Ministra e Jashtme dhe i dhanë pasaportë diplomatike?

Dumani: Ja ka dhënë shkollimi.

Petrit Qoli: Ti ke pi shampanjë me femra, me lekët që merrje.

Dumani: Në 2020 kemi pi shampajnë dhe bashkë.

Petrit Qoli: Cili ka qënë roli, që ke pas ti mes Festim Qolit dhe Ervisit qe ke pas shoqëri.

Dumani: Nuk kam thënë që kam pas shoqëri me Ervis Dedjan, kam thenë e njoh nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: S’ka gjë shpirt se i gjen gjykata.

Gjykata, pse keni kaq shumë informacion per Nuredin Dumanin?

Petrit Qoli: Ky me Gonin ishin në të njëjtën rrugicë, ky ishte i mbaruar. I fola moj i fola, këtij por jashqitja nuk bëhet revani mi motra ime.