“Janë të turpshëm dhe…”, Angelina Jolie flet për fëmijët
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, së fundmi ka zbuluar se fëmijët e saj nuk dëshirojnë të bëhen njerëz publik. Nga martesa me aktorin me famë botërore, Brad Pitt, ajo ka fëmijët Madoxx, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakët Knox dhe Vivienne.
Gjatë premierës në Los Angeles të filmit të saj më të ri “Maria”, Jolie tha për “E! News” se nuk pret që asnjë nga gjashtë fëmijët e saj të ndjekë rrugën e aktrimit apo të bëhen të famshëm. “Jo, mendoj se janë njerëz shumë të turpshëm dhe shumë privatë …fëmijët e saj duan ta mbajnë jetën e tyre personale larg syrit të publikut”, u shpreh ajo.
Një Ferrari 250 GT i vitit 1958, në pronësi të aktorës së njohur Angelina Jolie, do të dalë në ankand në “Shitjen e jashtëzakonshme” të Christie’s në Paris më 20 nëntor. Shtëpia e ankandeve konfirmoi për Bloomberg se ky model është i 11-ti nga vetëm 353 Ferrari të prodhuar midis viteve 1955 dhe 1960, duke e bërë atë një makinë jashtëzakonisht të rrallë dhe të dëshirueshme për koleksionistët.