James Cutfield, kapiteni i superjahtit luksoz që u mbyt në brigjet italiane, zyrtarisht nën hetim

James Cutfield, kapiteni i superjahtit luksoz që u mbyt në brigjet italiane dhe ku gjetën vdekjen shtatë persona, është zyrtarisht nën hetim. 50-vjeçari po hetohet për vrasje nga pakujdesia dhe mbytje të mjetit lundrues thonë mediat e njohura italiane La Repubblica dhe Corriere della Sera.

Autoritetet e kanë marrë kapitenin në pyetje për më shumë se dy orë. Mësohet se tha se prokurorët mund të hetojnë gjithashtu një anëtar të ekuipazhit i cili ishte në detyrë kur moti i keq përfshiu mjetin lundrues, por mundi t’i mbijetonte tragjedisë.

“Jahti u ndërtua për të dalë në det në çdo mot”, tha për të përditshmen La Stampa, Franco Romani, një arkitekt që ishte pjesë e ekipit që e projektoi mjetin luksoz.

Romani tha gjatë kësaj interviste se ekuipazhi e nënvlerësoi motin e keq dhe se ata duhet të ishin siguruar që të gjitha dyert të ishin mbyllur dhe spiranca të ishte hequr përpara se stuhia të përfshinte jahtin.

Check Also

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU

  Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *