Jamarbër Malltezi: Kemi akuza pa prova

Pas paraqitjes në SPAK të Sali Berishës, është kundër Strukturës së Posaçme edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

“Berisha sot është praktikisht në arrest politik. Nuk ka asnjë provë për akuzat që janë bërë. Jemi në arrest në dhunim të ligjit. Nesër në SPAK do të vijë edhe kushëriri im Xhimi Begeja. Jemi trashëgimtarë të pronës dhe atë pronë ia kishte vënë syrin Olsi Rama”, tha Malltezi.