“Jam ndjerë budalla gjithë jetën”- Edhe pse në të 50-at, këngëtari i njohur rrëfen planet për t’u rikthyer në universitet: Jam disleksik, e lash shkollën kur zbulova se…
Këngëtari Robbie Williams po përgatitet për t’u rikthyer edhe njëherë në bankat e shkollës pasi po synon të hyjë në universitet.
Këngëtari tregoi se kur zbuloi talentin e tij për të kënduar e la shkollën pasi u shpreh se vuante nga disleksi dhe e kishte shumë të vështirë të lexonte dhe të shkruante.
Edhe pse notat e tij në anglisht, histori dhe gjeografi ishin të shkëlqyera, Williams nuk rezultoi njësoj mirë në të gjitha lëndët, dhe si rezultat ai dështoi në provimet pranuese për universitet.
50-vjeçari rrëfeu planet për tiu rikthyer shkollës pasi ishte ndjerë “budalla” gjatë gjithë jetës së tij.
“Nuk kam marrë notë më të lartë se D, në shumicën e kohës ose kam dështuar ose nuk jam paraqitur kurrë. Por me të vërtetë dua të kthehem dhe ta bëj. Gjatë gjithë jetës sime jam ndjerë vërtet budalla, sepse disleksia nuk ekzistonte në vitet ’70 dhe ’80”, tha këngëtari.
Më pas ai shpjegoi se e la shkollën sepse thjesht mendonte se nuk ia dilte dot. “Unë kam disleksi, diskalkuli, ADHD, por asnjëra prej tyre nuk ekzistonte atëherë, kështu që lashë shkollën duke menduar se isha memec dhe u deshën vite për ta kapërcyer atë,” thotë ai.
Përveç kësaj, këngëtari shpjegoi se ai ishte gjithashtu “dislektik numerik”, duke pasur vështirësi në mbledhjen dhe zbritjen e numrave së bashku dhe duke pasur vështirësi në kujtimin e datave të rëndësishme si ditëlindjet e njerëzve të dashur.