‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte para, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mashtronte qytetarët dhe u merrte para.

Sipas njoftimit të bluve autori i arrestuar hiqej para personave që mashtronte si mik i fëmijës së tyre që jetonte jashtë vendit.

Nëpërmjet kësaj skeme mashtrimi ai u kërkonte ‘viktimave’ të rënë pre 500 deri në 1000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The friend”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: S. L., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500-1000 euro, nga qytetarë të ndryshëm, duke iu prezantuar si mik i fëmijëve të tyre, që jetonin jashtë vendit”, informoi sot policia.