“Jam i lumtur që…”/ Edhe pse në kërkim ndërkombëtar, Dodik takohet me Putin në Moskë
Presidenti rus, Vladimir Putin, priti në Kremlin Milorad Dodik, politikanin serb të Bosnjës, i cili kërkohet nga autoritetet gjyqësore të vendit të tij për “sulm ndaj rendit kushtetues”. Kremlini publikoi një video që tregonte takimin e dy burrave, ku Putin shprehu gëzim për takimin: “Jam shumë i lumtur që ju shoh në Moskë”. Takimi u zhvillua gjithashtu me pjesëmarrjen e këshilltarit diplomatik të presidentit rus, Yuri Ushakov.
Dodik konfirmoi se ishte takuar me Putinin për të 26-tën herë dhe theksoi se presidenti rus është i interesuar për gjendjen në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe kërkesat e qytetarëve. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e Rusisë për Republikën Serbe, entitetin serb në Bosnjë. Kjo vizitë u zhvillua pas lëshimit të një fletarresti ndërkombëtar për Dodik nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, por kjo nuk e pengoi atë të udhëtonte më parë në Serbi dhe Izrael.