Humbi miken e saj, aktorja Jennifer Garner ‘shpërthen’ në lot: Shoqja ime nuk ia doli, vdiq gjatë zjarreve në Los Angeles
Gjatë një interviste aktorja e famshme, Jennifer Garner, ka shpërthyer në lot ku pranoi se humbi një mike për shkak të zjarrit në Los Angeles.
“Shoqja ime nuk ia doli me kohë. Jam e trishtuar për miqtë e mi. Pa menduar, mund të përmend njëqind prej tyre që humbën shtëpitë e tyre”, tha Garner.
Gjithashtu, aktorja iu bashkua vullnetarizmit për të ndihmuar në sigurimin e ushqimit për zjarrfikësit që luftonin zjarret në Los Angeles.
Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, bashkuan forcat gjatë Ditës së Falënderimeve për të ndihmuar në ushqimin e 2000 njerëzve të pastrehë në Los Angeles.
Më shumë se 100,000 njerëz deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura pasi zjarret vazhdojnë të rriten për shkak të erërave të forta. Zjarret shkatërruan rreth 30,000 hektarë tokë, duke lënë mijëra ndërtesa në gërmadha.