Ja ku gjendej ish-kreu i bashkisë së Durrësit kur u lëshua urdhër-arresti nga SPAK


SPAK ka urdhëruar sot arrestimin e ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Mësohet se zoti Dako ka qenë në kryeqytet në momentin kur për të është lëshuar urdhër-arresti, ndërkohë që në Durrës forcat operacionale vijojnë punën për arrestimin e tij dhe të të paktën 5 ish-zyrtarëve të Urbanistikës të kësaj bashkie.

Mbetet për tu parë nëse ai do të vetë-dorëzohet.