Ja ku do zhvillohet takimi i Ramës në Athinë, kryeministri do shoqërohet me makinë të blinduar (FOTO)

Është firmosur përfundimishit marëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Christmas Theatre për dhënien me qira të sallës në të cilën do të zhillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën.

Tch ka publikuar një kopje të kontratës e cila u firmos mes palëve. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit, ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin.

Edhe pse takimi i zotit Rama është privat, qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama, por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim në Athinë.

Për sigurinë e zotit Rama, qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip BMW të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.