Izraeli shton sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës


Që nga mesnata, forcat izraelite kanë intensifikuar sulmet e tyre në zona të ndryshme në të gjithë Rripin e Gazës. I pari goditi Rafah, duke vrarë 33 persona.
E dyta ishte në Khan Younis ku një shtëpi ishte shënjestruar. Sipas burimeve mjekësore, janë vrarë 11 anëtarë të familjes, mes tyre gjashtë fëmijë.

Deri më tani, numri i përgjithshëm i njerëzve të vrarë sot në Gaza është 44, raporton Al Jazeera.

Ne mund të dëgjojmë gjithashtu predhat e tankeve ushtarake izraelite përtej barrierës në anën lindore të Rripit të Gazës.
Pas dy javësh lufte, të gjitha spitalet janë mbushur plot e për plot me njerëz dhe i gjithë sistemi mjekësor po vuan. Për shkak të mungesës së furnizimeve, mjekët po i operojnë njerëz pa anestezi.