Izraeli shpall bankën qendrore të Iranit organizatë terroriste

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, e ka shpallur bankën qendrore të Iranit një organizatë terroriste.

Sipas tij, ai nënshkroi një urdhër që përcakton bankën qendrore të Iranit, dy banka të tjera në vend, një kompani të lidhur me forcat e armatosura iraniane dhe tre nga zyrtarët e saj të lartë si organizata dhe operativë terroristë.

Ai vuri në dukje se urdhri do të thotë “sanksione të reja ekonomike”, por nuk specifikoi se cilat sanksione do të vendosen ose si do të zbatohen ato.