Izraeli i kthehet normalitetit, hapet aeroporti “Ben Gurion”

Kufizimet e detyruara të vendosura ndaj Izraelit kanë përfunduar, pas armëpushimit me Iranin të shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump sot, të martën (24/6).

Sipas asaj që konfirmoi ushtria, izraelitët nuk i nënshtrohen më kufizimeve në lëvizjen ose aktivitetet e tyre në vend.

Izraeli hoqi të gjitha kufizimet e mbetura të udhëtimit që nga ora 20:00 (ora lokale).

Aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv po rihapet gjithashtu, me autoritetin e aeroportit “në kontakt” me linjat ajrore për të përshpejtuar kthimin në normalitet.

Lidhur me Iranin, vihet re se hapësira ajrore e vendit mbetet e mbyllur për momentin.