Izraeli eliminon komandantët më të lartë të Gardës Revolucionare Iraniane: Arkitektët e terrorizmit nuk do terrorizojnë më botën
Izraeli ka goditur me sukses udhëheqjen më të lartë ushtarake të Iranit gjatë shtatë ditëve të fundit, duke shënjestruar dhe eliminuar figura kyçe të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Në një postim në rrjetin social X, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) i përshkruan komandantët e vrarë si “arkitektët e terrorizmit”, të cilët tashmë, sipas tyre, “kanë mbaruar së terrorizuari botën”.
Krahas postimit, IDF publikoi një video që dokumenton momentet e sulmeve ajrore në objektet ushtarake dhe bërthamore të Iranit, ku u eliminuan zyrtarë të lartë të ushtrisë iraniane. Sulmet, përveç udhëheqësve ushtarakë, shkaktuan viktima edhe në radhët e civilëve, me të paktën 639 të vdekur dhe 1,329 të plagosur, sipas një grupi të të drejtave të njeriut.
Komandantët e lartë të IRGC-së të vrarë në sulmet ajrore izraelite janë:
-Ali Shadmani, shef i Shtabit të Kohës së Luftës të Iranit
-Mohammad Kazemi, shef i inteligjencës së IRGC-së
-Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i IRGC-së
-Mohammad Hossein Baqeri, gjeneral i lartë ushtarak
-Eliam Ali Rashid, komandant i Shtabit të Khatam al-Anbiya
-Amir Ali Hajizadeh, komandant i forcës hapësinore të Gardës Revolucionare
-Davoud Shihabian, komandant i mbrojtjes ajrore të IRGC-së
-Alaem Reza Mahroubi, shef i deputetit të Forcave të Armatosura të Iranit
-Mohammad Baqir Taher Pour, komandant i njësisë kibernetike
-Mohammad Baqeri, komandant i divizionit të gjurmëve me raketa