Kabineti i sigurisë së Izraelit ka aprovuar marrëveshjen e armëpushimit me Hamasin për shkëmbimin e dhjetëra pengjeve dhe ndalimin e luftës për gjashtë javët e para.
Tani marrëveshja kalon për miratim në kabinetin qeveritar, në mënyrë që të zbatohet të dielën. Presidenti Isaac Herzog mirëpriti vendimin e kabinetit të sigurisë për marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.
Përfaqësues nga Izraeli, Hamasi, Shtetet e Bashkuara dhe Katari e nënshkruan më herët marrëveshjen në Doha. Sipas marrëveshjes, të dyja palët do të fillojnë armëpushimin gjashtëjavor, gjatë të cilit forcat izraelite do të tërhiqen drejt lindjes, larg zonave të populluara.
Hamasi do të lirojë rreth 33 pengje, kryesisht gra dhe të moshuar, shumica e të cilëve u rrëmbyen gjatë sulmit në Izrael në vitin 2023. Izraeli do të lirojë gjithashtu qindra të burgosur palestinezë, duke përfshirë disa që vuajnë dënime të gjata për sulmet ndaj izraelitëve.
Lirimi është i kushtëzuar nga miratimi i marrëveshjes nga kabineti izraelit.
Pengjet që pritet të lirohen janë: Liri Albag, Itzhak Elgarat, Karina Ariev, Ohad Ben Ami, Ariel Bibas, Yarden Bibas, Kfir Bibas, Shiri Bibas, Agam Berger, Gonen Romi, Daniella Gilboa, Emily Damari, Sagui Dekel Chen, Iair Horn , Omer Wenkert, Alexandre Sasha Troufanov, Arbel Yehoud, Ohad Yahalomi, Eliya Cohen, Or Levy, Naama Levy, Oded Lifshitz, Gadi Moshe Mozes, Avraham (Avera) Mengisto, Shlomo Mantzur, Keith Samuel Sigal, Tsachi Idan, Ofer Kalderon, Tal Shoham, Doron Steinbrecher, Omer Shem Tov, Hisham Al- Sayed, Eli Sharabi.