Izoloi familjen në banesë, zbardhet dëshmia e Jetnor Zhabollit në gjykatë: Kisha frikë për ta. E bëra sepse…

Gjykata ka dhënë sot vendimin me 20 ditë burg për Jetnor Zhabollin, i cili u u arrestua pasi mbajti të burgosur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën.

Para gjykatës, Zhabolli deklaroi se arsyeja e veprimeve të tij ishte frika për fëmijët dhe se gjithçka e bëri për të mbrojtur familjarët.

“Gjithçka e kam bërë për të mbrojtur fëmijët e mi pasi kisha frikë për ta”, tha ai.