Iu vendos lënda plasëse në afërsi të banesës, kush është Meard Berberi me precedent të theksuar kriminal

Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur qytetin e Pogradecit në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Objektiv ishte Meardi Berberi, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar 5 herë që nga vitit 2011.

38-vjeçari rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec dhe doli nga qelia pasi përfitoi prej amnistisë. Merad Berberi bashkë me Ilir Berberin, konsideroheshin si organizator të sulmit në hotel ‘Voloreka’ në Pogradec, më gusht të 2020, ndërsa në rolin e atentatorit ishte Anterio Kaloshi.

Lënda plasëse është hedhur në orën 02:30 në sheshpushimin mes katit të parë dhe katit të dytë të një pallati dhe sipas dëshmitarëve në zonë shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

‘Shpërthim i fuqishëm shumë ne thamë se ra pallati. Kur dola pashë tym të zi. Pastrueset i hëngrën copat e tullave.’- u shpreh një dëshmitar.

Meard Berberi, rezulton i dënuar 5 herë për vepra të ndryshme penale, duke nisur që nga plagosja e rëndë me dashje, prodhim dhe armëmbajtje pa leje e kundërshtim të forcave të policisë.

  • 08.08. 2020 – Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
  • 10.02.2019 – Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”
  • 20.06.2008 – Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.
  • 24.02.2018 – Kanosje, Prishje e qetësisë publike.
  • 24.04.2011 – Plagosje e rëndë me dashje