Iu gjetën 500 mijë euro në banesë, Zbardhet dëshmia e Rozeta Dobit: Mi dha Alda Klosi ti mbaj, donte të fajësonte burrin për vjedhje
Zbardhet dëshmia e sanitares Rozeta Dobi në banesën e të cilës u gjetën 500 mijë euro. Duke kërkuar mëshirë Rozeta Dobi ka thënë se ka qenë ish zyrtarja Alda Klosi e cila I ka kërkuar që ti mbante lekët pasi do të fajësonte bashkëshortin e saj për vjedhje.
‘Shpreh pendesë për atë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja. Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershne jo të bëj vjedhje. Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje.S’kam dashur t’i bej asgjë keq. Une skam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços. Varësja ka qene e ish-bashkëshortes se bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Kete inskenim ajo e ka bere qe te fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.
Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milion lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pak javë më parë pushimin e çështjes për Alda Klosin për akuzën e pastrimit të parave. Por gjykata nuk e ka pranuar duke kthyer sërish dosjen për plotësim hetimesh dhe duke i lënë prokurorisë kohë 3 muaj të tjerë për kryerjen e hetimeve. Krahas pastrimit të parave, Prokuroria e Tiranës vijon edhe hetimin pasuror për Alda Klosin.