Iu gjetën 2800 euro, dyshohet se Xhemal Loka po planifikonte arratisjen

Xhemal Loka, bashkëshorti i cili dyshohet se shtyu drejt vrasjes gruan e tij, Bedrie Loka.

Detaje të reja kanë dalë nga momenti i arrestimit të Xhemalit, ku nga oficerët e policisë i janë gjetur 2800 euro dhe 27 mijë lekë, të cilat kanë ngritur dyshime te hetuesit se ai po përgatiste arratisjen nga vendi.

Në dosje detajohet gjithashtu momenti kur në kotecin pranë banesës Xhemal lokës iu gjet një armë automatike dhe municion luftarak.

“Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është këqyrur banesa e familjes Loka, ku rezulton se “në kotecin e pulave në anën jugore të banesës gjendet e mbeshtjellë me peshqir një armë zjarri automatike, me krehër pa fishekë, me pjesët e lëvizshme të parregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme 89-0579″ si dhe në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik.

Teksa më datë 05.01.2023. shtetasi Xhemal Loka ështe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, i janë gjetur me vete një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë”,  shuma në te holla këto që u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Disponimi i kësaj shume, marrë në kontekst të ngjarjes së ndodhur, ka shtuar dyshimet e formuara se ky shtetas po përgatitej të largohej jashtë vendit për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje”, thuhet në dosjen e policisë.