Iu bë atentat një javë më parë, ndërron jetë në spital në Belgjikë Agustin Kaza


Ka ndërruar jetë në një spital në Belgjikë Agustin Kaza, 45 vjecari të cilit iu bë atentat rreth një javë më parë në Belgjikë. Ai ishte në koma për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjetë në gjoks.

Kaza, 44 vjeç u qëllua me armë zjarri më datë 28 prill në tarracën e një kafeneje në komunën e Schaarbeek në Bruksel. Ai ishte në gjendje kome, për shkak të dy plumbave që kishte marrë në kokë dhe dy të tjerëve në gjoks. Agustin Kaza ka qenë në tarracën e një kafeneje duke pirë, kur një burrë i maskuar ka kaluar pranë tij. Ai papritur u kthye dhe e ka qëlluar katër herë Kazën. Personi, pasi ka qëlluar, është zhdukur, teksa policia vazhdon hetimet.