Italianët kryejnë provën e fundit në kampin e refugjatëve në Gjadër të Lezhës

Këtë te martë ka qenë vizita vendimtare e inxhiniereve italianë të cilët inspektuan nga afër projektin e tyre për realizimin e kampit të refugjatëve në Gjadër. Pas këtij inspektimi në bazë të ecurisë së punimeve do të përcaktohet edhe data e hapjes. Inxhinieret Italian kane inspektuar nga afer ecurine e punimeve ne kampin e refugjateve ne Gjader te Lezhes. Ideatoret e ketij projekti pas ketij vezhgim do te vendosin edhe per daten perfundimtare se kur do te mbyllen punimet qe me pas kjo qender te mirpres refugjatet te cilet do te vijne nga Italia.

Punimet ne gjader vijojne normalishte ndersa eshte bere e mundur vendosja e nje pjese te shtepizave ku do te qendrojne personeli dhe refugjatet dhe po vijon puna per perfundimin e strukturave akomoduese qe pritet te jene gati ne fillim te shtatorit.
Stafi italian që do të menaxhojë qendrën nga Shtatori është udhëzuar që të kenë etik dhe të bëjnë kujdes me sjelljen e tyre në raport me popullsinë vendase në zonën e kampit.

Ndërkohë, agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 Nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse pas perfundimit te procedures se indetifikimit dhe kerkeses per azil emigrantet do te qendrojne ne gjader deri ne marjen e nje vendimi per kerkesen e tyre nga gjykata italiane.