Itali-Shqipëri/ Kryetarët e të dy gjykatave nënshkruajnë në Romë një marrëveshje bashkëpunimi
Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë, kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjyqësorit!
Kryetarët e të dy gjykatave Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano, kanë nënshkruar në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre duke u angazhuar për të forcuar lidhjet dhe shkëmbyer përvojën ndërmjet dy sistemeve tona.
Kjo është një marrëveshje historike, sepse është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të shtojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ndërsjelltë të përvojës dhe të praktikave më të mira, duke marrë parsysh vlerat por edhe ngjashmëritë e të dy sistemeve, që do ndikojë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore dhe përmirësimit të aftësive profesionalë të gjyqtarëve e stafit mbështetës.