Itali/ Shpërndante drogë në qytet, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Itali pasi u kap në flagrancë  duke shpërndarë lëndë narkotike. Sipas mediave italiane karabinierët kanë vënë re lëvizjet e dyshimta të 30-vjeçarit në Rimini duke pikasur edhe shitjen e lëndëve narkotike.

Shoferi i ka dorëzuar një pako një personi që ka hipur në bord dhe në këmbim ka marrë një kartëmonedhë 50 euro. Oficerët sekuestruan edhe 700 euro para të gatshme dhe një peshore precize. Nga hetimet rezultoi se i arrestuari dërgonte drogë në shtëpi me porosi të marra përmes WhatsApp. Nga kontrolli i banesës së tij në San Marino u zbulua material paketimi dhe 3000 euro të tjera cash.

Ndërkohë për 30-vjeçarin ka nisur procedimi penal nga organet e drejtësisë.