Një 46-vjeçar shqiptar me banim në Itali është proceduar penalisht nga autoritetet shqiptare, pasi publikoi në rrjetin social TikTok një video që shkel fshehtësinë e votimit.
Mësohet se shtetasi R. Z. postoi një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit, duke shkelur rregullat strikte për ruajtjen e fshehtësisë së votës.
Materialet në lidhje me këtë rast janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa hetimet për të identifikuar raste të tjera të ngjashme po vazhdojnë.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ