Itali/ Çifti i shqiptarëve kapet me 23 kg kokainë, në banesë gjenden mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture
Një çift shqiptarësh janë kapur nga policia italiane teksa po trafikonin një ngarkesë me 23 kilogramë kokainë të pastër në zonën e Firencës.
Të arrestuarit janë një çift të rinjsh, 38 dhe 25 vjeç. Oficerët ishin vendosur jashtë një shtëpie në via Zanni dhe u bënë dyshues kur panë një burrë i cili, pasi parkoi makinën e tij, u drejtua me kujdes drejt një apartamenti dhe pas disa minutash doli me një qese prej cope që kishte vendosur blloqet e koaines.
Përpara se të largohej, policia e ndaloi për ta identifikuar dhe për të kryer kontrolle: brenda qeses zbuluan gjashtë blloqe kokaine, të mbështjella me plastikë blu me numrin 357 të shkruar mbi të.
Ndërkohë, gruaja iu afrua me një makinë dhe, pasi pa oficerët, përshpejtoi për t’u larguar, por u ndalua gjithsesi pak më tej. Ajo u identifikua gjithashtu dhe kontrollet u shtrinë në shtëpinë e saj: oficerët zbuluan një qese në një dollap, që përmbante blloqe të tjera kokaine dhe, në një kasafortë, të fshehur pas një pikture, afërsisht 11,450 euro në para të gatshme. Droga, afërsisht 23 kilogramë e ndarë në 20 blloqe, dhe paratë u sekuestruan.
Dy të arrestuarit u dërguan në Sollicciano, në pritje të seancës dëgjimore për vërtetimin e saj.