Itali/ Begaj tur në Kalabri, emocionohet nga gjesti i arbëreshëve


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhilloi sot ditën e parë të turit tij në Kalabri. Pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbershe me emrin Puheri.

Kreu i shtetit u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine.
Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe,“San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”. Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllakatë e vendosur ne dedikim të kësaj vizite. Në video presidenti shihet i emocionuar nga ky gjest.