ISIS është ende në kërcënim nga sulmet në Moskë, reagon zyrtarja e SHBA
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak, Alina Romanowski, ka deklaruar se shteti Islamik është ende kërcënim në Irak dhe koalicioni ushtarak i udhëhequr nga ushtria amerikane me Irakun për ta mposhtur grupin nuk ka përfunduar akoma.
Deklarata e zyrtares amerikane vjen ndërsa politikanët irakianë, duke përfshirë edhe kryeministrin Mohammed Shia al-Sudani, kanë raportuar se grupi nuk përbën kërcënim më në këtë shtet dhe se koalicioni nuk është i nevojshëm.
“Ne vlerësojmë se ISIS-i është akoma kërcënim këtu, edhe pse i vogël, por prapëseprapë puna jonë nuk ka përfunduar dhe ne duam të sigurojmë se forcat e Irakut mund të vazhdojnë mposhtjen e ISIS-it”, ka thënë Romanowski.
Ajo ka folur pasi dega afganistanase e grupit të Shtetit Islamik, ISIS-K, ka marrë përgjegjësi për sulmin e së premtes në një sallë koncertesh në Moskë, ku janë vrarë 137 persona.