I shpallur në kërkim për sherrin në zyrën elektorale te “Ali Demi”, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Është arrestuar 24-vjeçari i cili u përfshi në një sherr pranë zyrës së PSD. Ngjarja ndodhi më 29 prill te zon a e Ali Demit.

Sipas policisë shtetasi Lorenc Telhallari ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.

 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 24 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”. Ky shtetas sëbashku me babain e tij shtetasin A. T( i ndaluar me datë 18 Maj), dyshohen si autorët e ngjarjes me datë 29.04.2025, në Ali Dem” njofton policia.