“Ishte sfiduese të ruaja identitetin tim personal dhe profesional”, Linda Rama: Njerëzit të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit
Gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të mbajtur në Tiranë, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama ndau përvojën e saj lidhur me jetën personale dhe profesionale si dhe ka folur edhe për sfidat si gruaja e kryeministrit duke thënë që jeta e saj është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit.
Ajo tha se është përpjekur me këmbëngulje të ruajë një identitet të qartë profesional dhe personal, pavarësisht vështirësive.
Ndër të tjera ajo foli edhe për jetën personale ku tha që nuk kishte dado për fëmijën dhe gatuante vetë.
“Do të doja ta nisja me një fakt që të jesh krah Edit në 12 vjet ka qenë mundësi e shkëlqyer për të kontribuuar nga ana ime në një moment historik dhe të rëndësishëm për vendit. Sa i takon profilit, jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit. Kam qenë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që të isha aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave publike. Sfidë për të dy ne. Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese. Së pari, ishte e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. Në fakt unë i jap vetëm makinës, nuk kam dado për fëmijën tim, gatuaj vetë. Nuk e lidhnin vetë këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm.”, u shpreh Linda Rama.