Ishte parashikuar të mbahet të dielën, shtyhet takimi i Ramës me shqiptarët në Angli

Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Britaninë e Madhe në kuadër të turit të diasporës, i parashikuar që të mbahej të dielën më 2 qershor, është shtyrë.

Bëhet me dije se takimi do të mbahet më datë 9 qershor dhe shkak i shtyrjes së takimit është bërë për shkak të vizave të stafit që Rama do të marrë me vete.